GRUPI A

Foto: UCL
City e Parisi në 1/8, Leipzig në Europa League
7 December, 2021 @20:35
Është mbyllur plotësisht Grupi A i Ligës së Kampionëve për këtë sezon.
Në ndeshjet e luajtura sonte në xhiron e fundit të grupeve, Parisi e ka deklasuar Club Bruggen, duke e mposhtur 4-1 (Mbappe 2x, Messi 2x / Rits), kurse Manchester City u mposht nga Leipzigu 2-1 (Szoboszlai, Silva / Mahrez).
Në dy vendet e para të grupit kanë përfunduar City (12 pikë) e Parisi (11 pikë), e nga vendi i tretë në Europa League ka shkuar Leipzigu gjerman (7 pikë). Rrjedhimisht, në vendin e katërt ka përfunduar Club Brugge (4 pikë).
Shorti për fazat knock-out të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të mbahet javën e ardhshme, saktësisht më 13 dhjetor në Nyon të Zvicrës.