Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C

City e Porto pa telashe, Marseille eliminohet

City e Porto pa telashe, Marseille eliminohet


9 December, 2020 @23:42

Derisa Manchester City e Porto nuk kanë pasur dilema për kalim tutje në 16-shen më të mirë në Champions dhe kanë arritur fitore edhe sonte, Olympiacos shkoi në Europa League, pasi që Marseille nuk kishte mundësi të bënte më shumë ndaj ekipit të Pep Guardiolës, për të nxjerrë së paku një pikë për të vazhduar pranverën në Evropë.

Lajmi i mirë te City është rikthimi i Sergio Agueros në ekip pas lëndimit, i cili menjëherë edhe shënoi, derisa City mposhti Marseillen 3-0 [Torres 48, Aguero 77, Sterling 90].

Porto mposhti Olympiacosin në Greqi, 0-2 [Otavio 10p., Uribe 77].

TABELA PËRFUNDIMTARE:

1. Manchester City 16 pikë;
2. Porto 13 pikë;
3. Olympiacos 3 pikë;
4. Marseille 3 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League