ETIHAD
City fiton, Celina nuk debuton
4 January, 2015 @18:05
Reprezentuesi i ri i Kosovës, Bersant Celina, përkundër se u ftua në 18-she të kampionit të Anglisë, Manchester City, nuk fitoi rastin për të debutuar për ekipin e parë.
Ai qëndroi për 90 minuta në bankën rezervë, derisa ekipit të tij iu desht të luftojë mjaft për kualifikim, pasi që Sheffield Wednesday kishte marrë udhëheqjen heret në takim përmes Atdhe Nuhiut.
James Milner, pasi që morri rolin e qendërsulmuesit të ekipit, pas futjes në lojë të David Silvas (2 asistime) dhe Samir Nasrit, shënoi dy herë për të shpëtuar skuadrën e tij me fitore në Etihad.
Sidoqoftë, kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë nga i riu Celina, i cili fitoi rastin e parë në karrierë për të qenë në bankën rezervë të kampionit aktual të Anglisë - të stërmbushur me yje të futbollit - Manchester City.