LEAGUE CUP
City me Kupën e parë të stinorit
2 March, 2014 @17:37
Skuadra e Manuel Pellegrinit ka marrë trofuen e parë të këtij viti në Angli. Në finalen e sotme të League Cup, Manchester City thjesht ka pasur më tepër cilësi te lojtarët në fitore ndaj Sunderlandit fantastik, përkundër të gjithave, 3-1.
Yaya Toure, Samir Nasri dhe Jesus Navas kanë shënuar nga një gol për të rikthyer epërsinë në të mirë të ekipit të tyre dhe për të sjell trofeun në Manchester, pas golit të avacimit të shënuar nga italiani Fabio Borini për Sunderlandin.
City ia nisi ndeshjes duke e marrë kontrollin, derisa Sunderland i Gustavo Poyetit në mbrojtje të thellë kërkonte kundërsulmet e mundshme.
E pikërisht kjo solli avancimin për macet e zeza të Sunderland, kur Borini shënoi gol fantastik mes Vincent Kompany dhe Martin Demichelis.
Por, cilësia e lojtarëve të Cityt ishte vendimtare në fund, kur Toure nga largësia, Nasri me super gol dhe Navas në kundërsulm shënuën për rezultatin përfundimtar dhe ngritjen e Kupës së parë të këtij viti në ishull.