AYMERIC LAPORTE
City ndjek rekord-transferin e ri
25 January, 2018 @10:36
Manchester City është afër marrëveshjes me Athletic Bilbaon për t’u përforcuar me mbrojtësin Aymeric Laporte (23 vj.).
Sipas raportimeve të mediave angleze, Manchester City do të thyej rekordin e klubit për transferim të një lojtari nëse kompletohet marrëveshja me ekipin bask.
City pritet të paguajë 57 milionë funta për të pasur Laporten në ekip, që është dy milionë më shumë sesa kur kishte bërë rekord të klubit duke transferuar Kevin de Bruynen në vitin 2015.