PRISHTINA - NORRKOPING
Çmimet e biletave për ndeshjen Prishtina - Norrkoping
3 July, 2017 @20:22
Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur çmimet e biletave për ndeshjen kundër skuadrës suedeze, Norrkoping, që do të luhet në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Europa Ligës.
Kështu, bileta e ndeshjes që do të luhet në “Adem Jashari” të Mitrovicës, do të kushtojë 5 euro për pjesën perëndimore, derisa 3 euro do të kushtojë për pjesën lindore.
Pjesa veriore e stadiumit është rezervuar për tifozët prishtinas, Plisat.
Biletat do të dalin në shitje nga nesër në tri pika të ndryshe në Prishtinë, te Newborni, te sheshi “Zahir Pajaziti” dhe te sheshi “Skënderbeu” me këtë orar:
● E martë: 18:00 – 22:00
● E mërkurë: 10:00 – 22:00
● E enjte: 10:00 – 18:00
Kurse në ditën e ndeshjes, biletat do të shiten edhe në Mitrovicë nga ora 17:00.
Prishtina - Norrkoping do të luhet të enjtën nga ora 20:00.
Ndeshja e parë pati përfunduar me fitoren e thellë të kundërshtarit, 5-0.