Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS 2-1 LAZIO

Cristiano afron Juven te titulli dhe barazohet me Immobilen në krye

Foto: juventus/tw

Cristiano afron Juven te titulli dhe barazohet me Immobilen në krye


20 July, 2020 @23:48

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola me të filluar pjesa e dytë, për t’ia trasuar rrugën Juventusit drejt titullit të nëntë të radhës kampion.

Juventus ka mposhtur Lazion në shtëpi sonte 2-1 [Cristiano Ronaldo 51p, 54 - Ciro Immobile 83p] për të ngritur distancën në krye të tabelës në 8 pikë, ndaj përcjellësit të parë, Interit, 4 xhiro pa përfunduar stinori.

Gjithashtu, me dy golat e shënuara sonte, portugezi është barazuar në krye të listës së golashënuesve me Immobilen e Lazios, duke arritur kuotën e 30 golave këtë stinor.

TABELA AKTUALE

Përndryshe, shtylla ia mohoi sonte Ronaldos hattrickun, derisa përkundër kësaj ai është bërë lojtari i parë në histori të shënojë 50+ gola në Serie A, La Liga dhe Premier League.

Sa i përket Lazios, seria negative e tyre në korrik tashmë rezulton në 4 humbje dhe pa fitore në 5 ndeshjet e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A