Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS NË FINALE

Cristiano dështon nga penalltia, por Juve siguron finalen

Foto: juventus/tw

Cristiano dështon nga penalltia, por Juve siguron finalen


12 June, 2020 @23:05

Milan nuk ka arritur të shënojë gol, ndërsa Juventus me barazim 0-0 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, ka arritur që t’ia sigurojë vetes biletën për finale të Kupës.

Ndeshja e parë në Milano kishte përfunduar 1-1 dhe rossonerëve i duhej gol për të shpresuar në finale.

Kjo nuk erdhi, ndërsa shpresat u shtuan kur Ante Rebic mori karton të kuq që në minutën e 16 të të ndeshjes, e Cristiano Ronaldo dështoi të shënojë penalltinë.

Gol nuk kishte as në minutat e ardhshme të ndeshjes dhe barazimi 0-0 i konvenoi juventinëve, të cilët kështu vazhdojnë luftën për kurorën e dyfishtë në Itali.

Përndryshe, në bankën rezervë të Juventusit ka qenë sonte i riu Giacomo Vrioni. Futbollisti që është i lindur në Itali dhe që përfaqëson Shqipërinë U21 ka qenë i regjistruar për këtë duel dhe me mundësi inkuadrimi, që kësaj radhe s’erdh nga trajneri Maurizio Sarri.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A