Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GENOA 1-3 JUVENTUS

Cristiano e Dybala s’ndalen, Juventus rikthen diferencën

Foto: Juventus/tw

Cristiano e Dybala s’ndalen, Juventus rikthen diferencën


1 July, 2020 @0:03

Përkundër se pjesa e parë kaloi pa gola të shënuar, me të nisur pjesa e dytë Juventus tregoi fuqinë dhe shpejt shënoi dy herë për tu rehatuar 17 minuta pa përfunduar loja kur arriti rezultati në 0-3, para se të përcaktohej përfundimtarja Genoa 1-3 Juventus [Pinamonti 76 - Dybala 50, Cristiano Ronaldo 56, Douglas Costa 73].

Me fitore dhe me golin e 24-të të stinorit të Cristiano Ronaldos, Juventus ka rikthyer diferencën 4 pikëshe në krye ndaj ndjekësit të pandashëm Lazio, që kishte mposhtur më heret sot Torinon si mysafir për të zbritur epërsinë në krye të renditjes në vetëm një pikë.

TABELA AKTUALE

Por Juventus s’gaboi, derisa Paulo Dybala e Cristiano Ronaldo kanë vazhduar me formën e tyre tepër të mirë në futbollin postpandemik të Serie A-së.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A