Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Curri: Ishim të përgatitur për maksimumin e pikëve

Curri: Ishim të përgatitur për maksimumin e pikëve


27 February, 2021 @16:23

Ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri, pas fitores së sotme ndaj Trepçës ‘89, tha se bardhekaltërit kanë qenë të përgatitur maksimalisht për një ndeshje të tillë të vështirë.

“Jemi përgatitur maksimalisht për të marrë maksimumin e pikëve nga kjo përballje, e cila ishte e vështirë, sikurse të gjithë takimet e tjera ndaj Trepçës ’89. Vërehet një lodhje te futbollistët për shkak të numrit të lartë të ndeshjeve, por duhet të vazhdojmë të përgatitemi për ndeshjet e radhës”, tha Curri pas ndeshjes.

RAPORTI I NDESHJES

Prishtina e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga