SUHAREKË

Foto: KFBallkani/fb
Damir Ljuljanovic edhe dy stinorë me kampionët
2 June, 2022 @14:42
Portieri malazias i ekipit të posabërë kampion, ka vazhduar kontratën edhe për dy stinorë tjerë.
Njoftimin posa e ka bërë publik kampioni i ri i Kosovës, Ballkani, ndërsa Damir Ljuljanovic 30-vjeç pritet të jetë i angazhuar deri në qershor të vitit 2024 me suharekasit.
Ljuljanovic këtë stinor ka pasur katër paraqitje në Superligë me ekipin e tij, ndërsa kryesisht ka qëndruar si portier rezervë, pasi që Stivi Frashëri ka qenë portier i parë i ekipit.
Gjithsesi, gardiani 190-centimetra i gjatë që ka qenë pjesë e kombëtares U19 të Malit të Zi dikur pritet të jep kontributin e tij në skuadër.