DUELET E NATËS
Danimarka me gol nga 2 tentime për 90min., e Zvicra sigurojnë EUROn
18 November, 2019 @23:21
Një fitore sonte do ta çonte Irlandën direkt në EURO 2020.
Por, nga dy tentime gjatë 90 minutave danezët shënuan njëherë - për të siguruar biletë për vete, kurse irlandezët do të kërkojnë EUROn nga rruga alternative, sikurse Kosova, nga Liga e Kombeve, në mars të vitit të ardhshëm.
REZULTATET dhe TABELAT AKTUALE DREJT EURO 2020
Ka qenë Martin Braithwaite që shënoi për sigurinë e danezëve (73’) derisa goli i Matt Dohertyt (85’) s’ka mjaftuar për rikthim të ekipit të drejtuar nga Mick McCarthy.
Foto: Braithwaite duke shënuar
Në anën tjetër, në të njëjtin grup kualifikues, Grupi D, Zvicra me Granit Xhakën kapiten ka kaluar lehtë pengesën e Gjibraltarit për të siguruar vendin e parë në grup dhe bashkë me Danimarkën ka mbyllur ditën me bileta për EURO 2020.
Foto: Zvicra duke festuar golin e Xhakës
Xhaka ka shënuar edhe golin e fundit të ekipit të helvetëve në fitoren 1-6. Përveç tij, në ekip të zviceranëve ka qenë i ftuar edhe Albian Ajeti, që s’ka fituar asnjë minutë nga selektori Vladimir Petkovic.
REZULTATET dhe TABELAT AKTUALE DREJT EURO 2020