Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Dardanët nisin përgatitjet për katër ndeshjet e qershorit

FOTO / FFK

Dardanët nisin përgatitjet për katër ndeshjet e qershorit


Teksti: FFK

27 May, 2022 @13:34

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur përgatitjet për katër ndeshjet e muajit qershor për edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

Dardanët, nën udhëheqjen e përzgjedhësit Alain Giresse, paraditën e së premtes në temperatura goxha të larta, e kanë mbajtur seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. E aty do të zhvillojnë edhe seancën e pasdites në orën 17:30. Në stërvitje kanë marrë pjesë 17 futbollistë, teksa pjesa tjetër do t’i bashkohet ekipit ndërkohë.

Stërvitja e parë kaloi pa ngarkesa të mëdha, kryesisht me ushtrime fizike, vrapime të lehta dhe lojë individuale me top, teksa te lojtarët dardanë vërehet disponim i mirë për nismë të mbarë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Lidhur me grumbullimin, formën e lojtarëve dhe pritjet e tij për ndeshjet e radhës, në orën 14:00 në konferencë për media do të paraqitet trajneri francez, Giresse. Kosova duelin e parë e zhvillon më 2 qershor si mysafire e Qipros, më pas dy ndeshje i luan në shtëpi kundër Greqisë (më 5 qershor) dhe kundër Irlandës së Veriut (më 9 qershor, teksa në fund si mysafire përballet me Greqinë (më 12 qershor).


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve