SULMUESI I RI

Foto: KFShkendija
Dashmir Elezi nga Shkëndija në Zagreb
Teksti: KFShkendija
9 January, 2024 @12:15
19 vjeçari vazhdon karrierën në Kroaci, pasi Shkëndija e Tetovës dhe Lokomotiva e Zagrebit gjetën akord për transferimin e sulmuesit në Zagreb.
KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me NK Lokomotiva Zagreb për transferimin e sulmuesit Dashmir Elezi në Kroaci.
Klubet janë dakorduar për kushtet e këtij operacioni, ndërsa përveç dëmshpërblimit Shkëndija mban edhe 10% të vlerës së kartonit për transferimin e ardhshëm eventual.