ZYRTARIZOHET AFATI I TRANSFERIMIT
BOROZANI/D.S.
Datat e afatit kalimtar dimëror
21 December, 2015 @13:19
Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) sot ka bërë të ditur se afati kalimtar dimëror i futbollistëve hapet më 24 janar të vitit 2016 dhe do të mbyllet më 22 shkurt 2016.
Kështu, të gjitha skuadrat e interesuara në të gjitha ligat e futbollit kosovar do të mund të nisin të zyrtarizojnë pazaret e tyre dimërore, ashtu që të tentojnë të sigurojnë objektivat e tyre.