MEDIAT TURKE KOMENTOJNË
Vedat Muriqi, derisa ishte pjesë e Lirisë/ BOROZANI/ D.S./ Arkiv
Muriqi afër Galatasarayit
21 December, 2015 @13:06
Rekord kampioni i Turqisë, Galatasaray, mund të transferojë sulmuesin prizrenas, Vedat Muriqi. Kështu ka bërë të ditur kolumnisti sportiv i Sabahut, Levent Tuzemen, në një emision sportiv të kanalit A Spor.
“Galatasaray kërkon që të transferojë sulmuesin shqiptar të Giresunspori, Vedat Muriqi. Kryesia ka nisur bisedimet. Nuk do të jetë transfer që do ta çojë direkt te Galtasarayi. Ai ka rrënjë shqiptare, mund të natyralizohet. Ai po mendohet edhe për përfaqësuesen turke,” ka thënë Tuzemen.
Muriqi 21 vjeç ka nisur karrierën në Liri të Prizrenit për të kaluar në Kategorinë Superiore ku prej Teutës kaloi në Turqi.
Ai ka shkëlqyer këtë stinor me Giresunsporin duke shënuar nëntë gola dhe duke e afruar ekipin drejt Superligës turke.
