ZYRTARE

REUTERS
David Luiz në PSG
13 June, 2014 @17:50
Dy herë me radhë kampioni i Francës në vitet e fundit, Paris St Germain, pak më parë ka bërë të ditur se ka transferuar qendërmbrojtësin brazilian të Chelseat, David Luiz.
Ekipet arritën marrëveshje në muajin maj, por deri më sot parisienët kanë negociuar me futbollistin për rrogë - derisa minuta më parë Paris St Germain ka zyrtarizuar marrëveshjen, duke mos bërë të ditur rrogën e lojtarit.
David Luiz 27 vjeç kishte ardhur te Chelsea nga Benfica në janar të vitit 2011, derisa është pjesë e 11-shes së parë të përfaqësueses braziliane në Kampionatin Botëror.