PORTUGALIA

Cristiano Ronaldo lëndohet përsëri
13 June, 2014 @0:47
Portugalia është shokuar me lajmin e marrë nga kampi portugez në Brazil. Ylli i përfaqësueses së tyre, Cristiano Ronaldo, ka lënë stërvitjen e sotme të ekipit në gjysmë, pasi që nuk ka mundur t’i durojë dhimbjet në gjurin e tij të majtë.
Mirëpo, përkundër se ai e lëshoi fushën stërvitore nën dhimbje, drejtuesit e Portugalisë kanë njoftuar mediat se lëndimi i tij është momental dhe deri të hënën, kur Portugalia ndeshet me Gjermaninë në ndeshjen hapëse të tyre për këtë Botëror, ai do të jetë 100% i gatshëm për lojë.