CARIOCA

Brazili nis me fitore Botërorin
12 June, 2014 @23:19
Brazili ka arritur t’i fitojë 3 pikët e para në Grupin A, duke e mposhtur Kroacinë në ndeshjen hapëse të Botërorit, 3-1.
Oscar vulosi gjithçka kur me një goditje dinake në minutën e fundit të takimit vulosi fatin e ndeshjes, derisa Neymar kishte shënuar pas një penalltie të akorduar nga referi japonez i ndeshjes, që në dukje ishte i dyshimtë.
Kroacia luftoi aq sa mundi, por përkundër insistimit ata nuk gjindeshin si duhet para portës së Julio Cesar, edhe pse iniciativa dhe posedimi në disa momente kanë qenë totalisht në anën kroate.
Golin e parë të “Brazilit 2014”, e shënoi një brazilian, por në portë të vetë. Ishte Marcelo që e shtyu topin, e krosuar nga Ivica Olic e të prekur nga Nikica Jelavic, duke e shndërruar në gol.
Kroacia heshti Arenën Corinthians, por kjo zgjati derisa Neymar u lirua duke shënuar një gol me të majtën e tij, pas një shuti nga zona, që nuk dukej se rrezikonte. E pastaj filloi festa braziliane.
GRUPI A, Tabela aktuale:
1 | Brazili | 3p | 1 ndeshje | +2 gola |
2 | Meksika | 0p | - | - |
3 | Kameruni | 0p | - | - |
4 | Kroacia | 0p | 1 ndeshje | -2 gola |