Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILI-KROACIA

Publikohen formacionet Brazili-Kroacia

Publikohen formacionet Brazili-Kroacia


12 June, 2014 @15:00

Përkundër shumë kritikave, duket se sonte gjithçka është gati për nisjen e Kampionatit Botëror, Brazili 2014. 

Vendasit presin Kroacinë në hapje të turneut, ku llogariten favorit të plotë të ndeshjes. Kroacia në anën tjetër është duke e shikuar mundësinë e befasisë dhe trajneri i tyre, Niko Kovac, ka thënë se ‘Vatreni’ do të luajnë për të shënuar të parët golin në ndeshje

Scolari, i cili në konferencë për shtyp ka thënë se Kroacia është pengesa e parë në 7 ndeshjet e tyre drejt finales së Botërorit - në njërën anë ka treguar sigurinë, por në anën tjetër paksa edhe ka nënçmuar reprezentacionin nga Ballkani. 

Sidoqoftë, gjithçka do të shihet sonte kur në ora 22:00 bëhet hapja zyrtare e Brazili 2014. E nga formacionet e mundshme të dhëna nga Eurosporti, është e sigurtë gati se do të ketë lojë të hapur dhe me gola. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014