ANGLIA

REUTERS
Welbeck, gati për Italinë
11 June, 2014 @22:28
Ndeshja e parë e Grupit D, që është ndër më interesantet e xhiros së parë të fazës grupore në Brazili 2014, ku takohen Anglia e Italia, pritet me padurim nga adhuruesit mbarëbotëror të futbollit.
Sulmuesi anglez i Liverpoolit, Danny Welbeck, i cili u lëndua ditë më parë gjatë stërvitjes, është bërë e ditur se do të jetë i gatshëm për ndeshje ndaj Italisë, ka njoftuar bashkëlojtari i tij nga përfaqësuesja, Wayne Rooney sonte.
“Ai do të jetë në gjendje të luaj,” ka thënë Rooney për Welbeckun, i cili ka shënuar 8 gola në 20 ndeshje nën drejtimin e Roy Hodgsonit për Anglinë.
Hodgson kishte menduar që të niste ndeshjen me talentin e Liverpoolit, Raheem Sterling, në rast të mospërmirësimit të gjendjes së Welbeckut.
Anglia dhe Italia luajnë ndeshjen e tyre në Manaus, që njihet si qytet nga zemra e Amazonës ku temperatura e lartë dhe lagështia e madhe janë përditshmëri.