Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANGLIA-ITALIA

Frika nga stadiumi

Frika nga stadiumi


11 June, 2014 @20:14

Vetëm një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror, Brazili 2014, në internet janë publikuar fotografitë e stadiumit Amazonia në Manaus - që tregojnë qartë se, nuk është gjithçka gati për ndeshjen e parë aty, ku luajnë Anglia-Italia. 

Gjendja shokuese e stadiumit, ku duket bari i thatë dhe dheu në disa pjesë të stadiumit ka bërë që të kritikohet edhe njëherë organizimi në tërësi i Brazilit, derisa dy fuqitë e futbollit do të bëjnë inaugurimit të këtij stadiumi të shtunën. 

Arena Amazonia që ka 39 mijë e 11 ulëse u konstruktua vitin e kaluar për një çmim prej 200 milionë eurove. 

Anglia do të jetë në Manaus të enjten, derisa kundërshtari i saj, Italia të premten. Skuadrat pritet të udhëtojnë rreth 4 orë me aeroplan për të arritur te destinacioni i tyre për të zhvilluar ndeshjen e parë të Botërorit në grupin e tyre. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014