URUGUAJ

REUTERS
Kthehet shpresa në Uruguaj, Suarez i gatshëm
11 June, 2014 @15:09
Luis Suarez, njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë sot, i ka dhënë shpresa bashkatdhetarëve të tij para fillimit të Botërorit në Brazil.
Ai është paraqitur në stërvitjen e parë të ekipit me tu vendosur në Belo Horizonte me kombëtaren uruguajane, pasi që paraqitja e tij në ndeshjen e parë ishte e dyshimtë për shkak të një lëndimi të marrë.
“Ai është duke punuar me intenzitet të plotë, derisa duket në formë të mirë edhe fizike edhe psikike. Nuk mund të them nëse do ta përdori atë në ndeshjen e parë pasi që duhet të dëgjoj mjekët, mirëpo sa për mua, e kisha futur në lojë sigurisht,” ka thënë përzgjedhësi urugujan, Oscar Tabarez për sulmuesin 27 vjeçar, që është shpallë lojtari më i mirë i Premier League të Anglisë këtë stinor.
Uruguaji bën pjesë në njërin ndër grupet më të vështira të Botërorit, ku do të takohet me Anglinë, Italinë dhe Kosta Rikën.
Gjysmëfinalistja e Botërorit të fundit në ndeshjen e parë luan me Kosta Rikën në Fortaleza, më 14 qershor, derisa dhjetë ditë më vonë do të ndeshet me Italinë, në ndeshjen e fundit të Grupit D, që do të mund të përcatojë edhe të kualifikuarin nga grupi.