Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZVICRA

Shaqiri me shokë, përshëndesin nga Brazili

Shaqiri me shokë, përshëndesin nga Brazili


11 June, 2014 @14:47

Xherdan Shaqiri me bashkëlojtarët tjerë shqiptarë që luajnë për përfaqësuesen e Zvicrës kanë përshëndetur adhuruesit e tyre, me një Selfie nga Porto Seguro, ku po qëndron karavani zviceran për Kampionatin Botëror në Brazil. 

Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli kanë pozuar në një Selfie, derisa i pari ka përshëndetur adhuruesit. 

Zvicra ka pesë shqiptarë në ekipin e saj, të cilët janë edhe futbollistët kryesorë të skuadrës dhe bëjnë pjesë në grup me ish kampionët e botës, Francën, pastaj Ekuadorin dhe Hondurasin. 

Zvicra ndeshjen e parë të Botërorit e luan kundër Ekuadorit në Brasilia më 15 qershor në pikë të ditës, në ora 13:00. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014