ITALIANI

REUTERS
Mancini largohet nga Galatasaray
11 June, 2014 @15:02
Trajneri italian, Roberto Mancini, i ka dhënë fund aventurës turke me Galatasarayin. Ish trajneri i Interit dhe Manchester Cityt, Mancini, e morri drejtimin e ekipit turk verën e shkuar, por e la atë pas vetëm një stinori me një Kupë të fituar dhe si nënkampion i Turqisë.
Mediat turke shkruajnë se ekipi i Galatasarayit ka rënë dakord që shkëputja e kontratës së tyre të bëhet në marrëveshje të të dyja palëve, që do të thotë se Mancini nuk do të fitojë bonuset për stinorët tjerë që i kishte në kontratën aktuale.
Galatasaray është ndalur nga Real Madridi dy stinorë më parë në Ligë të Kampionëve, derisa kësaj radhe u eliminuan nga Chelsea.