IL PROFESSORE

Pirlo vazhdon me Juven
11 June, 2014 @15:29
Prej se kaloi nga Milan në Juventus në vitin 2011, Andrea Pirlo, sot 35 vjeçar e ka inspiruar Juventusin drejt hat-trickut të titujve të kampionit të Italisë.
Kjo performancë e tij e treguar me bardhezinjtë nga Torino, i është shpërblyer atij me vazhdimin e kontratës dhe atë për dy vitet e ardhshme, përkundër moshës së tij të shtyer.
Andrea Pirlo llogaritet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë në pozitën e tij qendrore, derisa dallohet edhe me gjuajtjet e tij të lira, që janë gjithmonë të rrezikshme për kundërshtarin.
Ai ka fituar edhe titullin e Kampionit Botëror me Italinë në vitin 2006, derisa kësaj radhe në Grupin D të Kampionatit Botëror do të duhet të kalojnë Anglinë, Uruguajin dhe Kosta Rikën për të arritur në të tetën e finales.