Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Ndeshja hapëse e Botërorit, brengosëse!

Ndeshja hapëse e Botërorit, brengosëse!


11 June, 2014 @20:27

Një numër i madh i fotografive janë postuar në rrjete sociale këto ditë, që tregojnë se Brazili nuk është askund me përgatitjen e stadiumeve për Botëror! 

Specialistët e stadiumeve nga Britania e Madhe kanë thënë se stadiumi duhet të testohet kur është i mbushur 100% me tifozë, ashtu që t’i ipet licenca, njofton Eurosport sot. 

Stadiumi i Sao Paulos që do të jetë nikoqir i ndeshjes hapëse të Botërorit 2014 ndërmjet Brazilit dhe Kroacisë, nuk është testuar nga organizatorët fare sa i përket qëndrueshmërisë dhe evakuimit. 

Testi i vetëm që i është bërë këtij stadiumi ka qenë një ndeshje pa spektatorë, e zhvilluar ndërmjet Corinthinas U17 dhe Corinthinas U20. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014