AZZURRI

Pensionohet Pirlo!
12 June, 2014 @9:17
Andrea Pirlo 35 vjeçar ka paralajmëruar opinionin se me përfundimin e Kampionatit Botëror, Brazili 2014, ai do të pensionohet nga përfaqësuesja italiane dhe do të vazhdojë karrierën vetëm me Juventusin - me të cilin nënshkroi ditë më parë vazhdimin e kontratës.
Me 109 paraqitje për Azzurrët dhe një trofe të kampionit botëror, Pirlo pritet të jetë zemra e italianëve në këtë Botëror, derisa Italia ia nis kampanjën në Brazil me ndeshje ndaj Anglisë të shtunën.