Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 GOLA NË DEBUTIM

Debutim magjik për Neymarin

Debutim magjik për Neymarin


13 June, 2014 @0:32

Sulmuesi brazilian që shënoi dy gola në ndeshjen debutuese të tij në Botëror, Neymar, është shprehur të jetë më se i kënaqur me fillimin e tij në garën më të rëndësishme të futbollit botëror. 

“Doli më mirë sesa që mendova. Shpresoja të fitonim ndeshjen, por të debutoj me dygolësh është kënaqësi e pamatshme,” ka thënë ai menjëherë pas ndeshjes, transmeton faqja zyrtare e FIFA-së, fjalët e sulmuesit të Barcelonës. 

Neymar shënoi golin e barazimit me të majtën jodominante, në pjesë të parë, derisa qëlloi edhe penalltinë në pjesë të dytë për ta rikthyer Brazilin në lojë, pas epërsisë befasuese nga Kroacia në fillim të takimit

Brazili tani udhëheq Grupin A me tre pikë të fituara në ndeshjen e parë, derisa nesër zhvillohet ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Meksikës dhe Kamerunit. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014