GRUPI A DHE B

Orari i ndeshjeve të sontme
13 June, 2014 @15:26
Pas fitores së Brazilit ndaj Kroacisë mbrëmë, Grupi A i Botërorit vazhdon sot me ndeshjen mes Meksikos dhe Kamerunit
Meksiko-Kameruni
Meksiko me Kamerunin e nisin ditën e dytë të Botërorit Brazili 2014 me ndeshjen e parë të tyre në Kampionat, me fillim nga ora 18:00.
Kameruni që ka talentë të shumtë në ekip vuan për lojë ekipore dhe vështirë se do të mund t’i bëj ballë Meksikanëve, që janë e kundërta e këtij ekipi, duke mos pasur emra shumë të njohur por një ekip të përbashkuar.
Spanja-Holanda
Nga ora 21:00 luhet super ndeshja, që ka qenë finalja e Botërorit të kaluar, Spanja - Holanda. Holandezët do të kenë mundësinë që t’i revanshohen spanjollëve për disfatën në finalen e kaluar, derisa Furia Roja me lojën e vetë pritet të jetë e sigurtë si gjithmonë.
Kili-Australia
Ndeshja e dytë e Grupit B, luhet me fillim nga mesnata. Kili i Arturo Vidalit dhe Alexis Sanchezit, do të kërkojë fitore ndaj Australisë, pasi që dy ndeshjet tjera do t’i ketë tejet të vështira, Spanja e Holanda.
Kengurët ndërkaq, nuk e llogarisin veten si autsajderë dhe presin që të bëjnë të pamundurën për të fituar këtë ndeshje - për t’i treguar vendasve që edhe këta janë vend i futbollit.
SONTE NË "BRAZILI 2014":
18:00 Arena das Dunas, Rio Natal | Meksiko-Kameruni | GRUPI A | |
21:00 Arena Fonta Nova, Bahia | Spanja-Holanda | GRUPI B | |
00:00 Arena Pantanal, Cuiaba | Kili-Australi | GRUPI B |