Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PASAPORTAT DIPLOMATIKE

De Biasi reagon ndaj heqjes së pasaportave: Mos duan t’ua kthej edhe “Urdhrin e Skënderbeut”?

De Biasi reagon ndaj heqjes së pasaportave: Mos duan t’ua kthej edhe “Urdhrin e Skënderbeut”?


2 April, 2021 @17:21

Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për heqjen e pasaportave diplomatike ndaj futbollistëve dhe stafit të gjërë të kombëtares shqiptare që ishte kualifikuar në Kampionatin Evropian “EURO 2016”, ka bërë bujë të madhe në Shqipëri.

Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave ka vendosur që t’ia heq privilegjet e futbollistëve dhe stafit, duke ia hequr pasaportat diplomatike, megjithëse këtë vendim e kishte marrë vet në vitin 2016 si shpërblim për arritjen historike.

Së fund lidhur me këtë cështje ka reaguar edhe ish përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi, i cili është shprehur i befasuar me vendimin e Qeverisë.

“Më habit kjo gjë. Së pari duhet të saktësoj se unë nuk kam marrë asnjë njoftim zyrtar. Thjesht jam informuar nga mediat. Nëse do të ndodhte vërtet kështu, pa dyshim që ndiej keqardhje dhe jam i surprizuar me një vendim të tillë. Dhënia e atij dokumenti (pasaporta diplomatike) është një shenjë mirënjohjeje apo vlerësim i shtetit kundrejt shtetasve të tij. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, as nuk ia kam njollosur kurrë imazhin e Shqipërisë diku, përkundrazi mendoj se kam punuar mirë për sa kohë isha aty dhe kam folur vetëm mirë për Shqipërinë sa herë që më është dhënë rasti. Kam vepruar kështu sepse këtë kam ndier, vetëm dashuri, respekt dhe mirënjohje nga Shqipëria dhe shqiptarët. Por, nëse tani më kërkojnë që ta kthej mbrapsht atë dokument, natyrisht që më lë një shije të hidhur. Nuk gjej motiv. Pse duhet ta kthej mbrapsht pasaportën diplomatike kur ajo skadon pas 5 vitesh? Më duket pa kuptim”, tha De Biasi për “Panorama Sport”, derisa shtoi se do të kërkojë shpjegime patjetër në momentin kur do ta pranojë zyrtarisht kërkesën për kthim të pasaportës diplomatike.

”Është një gjë që më bezdis shumë, sepse e konsideroj si një mirënjohje atë veprim dhe tani befas ma kërkojnë mbrapsht. Unë nuk i kam bërë asnjë dëm dhe asnjë të keqe Shqipërisë pasi mbarova kontratën e punës aty. Atëherë i bie që duhet të kthej mbrapsht edhe titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” që më është dhënë nga Presidenti i Republikës asokohe? Më thoni pak, a ka kuptim kjo…?” shtoi tekniku italian.

Sipas vendimit të ri të Qeverisë së Shqipërisë, të gjithë ata që janë pajisur me pasaportë diplomatike në kombëtare, duhet ato deri më 1 qershor të këtij viti, edhe pse data e skadimit të afatit te pasaportat është viti 2026.


 
Të gjitha lajmet nga