Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WOLVES 1-3 MAN CITY

De Bruyne me gol e asist, City nis me fitore

Foto: premierleague.com

De Bruyne me gol e asist, City nis me fitore


21 September, 2020 @23:22

Derisa Wolves u këndell dhe mori veten në ndeshje, Manchester City veçse kishte krijuar epërsinë dy golëshe në pjesë të parë me golat e Kevin De Bruynes e Phil Fodenit.

Pjesa e dytë ishte me mjaft raste dhe Wolves arriti golin përmes meksikanit Raul Jimenez për të çuar ndeshjen në paqartësi deri në fund.

E në kohën shtesë të ndeshjes braziliani Gabriel Jesus e vendosi fatin e takimit duke shënuar për përfundimtaren 1-3 [Jimenez 78 - De Bruyne 20p, Foden 32, Jesus 90+5].

Kjo ishte humbja e parë e stinorit për Wolvesin, ndërsa City që pushoi në xhiron e parë e nisi edicionin e ri të Premier Ligës me fitore, duke marrë tre pikë të rëndësishme në një mysafirllëk shumë të vështirë.


 
Të gjitha lajmet nga