Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY

De Bruyne sinjalizon largimin?

De Bruyne sinjalizon largimin?


3 May, 2020 @17:54

Premier Liga nuk dihet ende se kur do të rikthehet, mirëpo kjo nuk i ndalë lojtarët që ta planifikojnë të ardhmen e tyre.

E të ardhmen e pasigurtë te Manchester City duket se e ka belgu Kevin De Bruyne.

Një nga lojtarët më të dalluar te City gjatë viteve të fundit, për Goal.com është shprehur se është në dyshime se a do të qëndrojë te City apo jo, e dyshimet e tij lidhen drejtpërdrejt me suspendimin e Cityt që të marrë pjesë në Champions League në dy vitet e ardhshme.

“Dy vite janë kohë e gjatë. Klubi do të apelojë që dënimi të zbutet dhe po pres se çfarë do të ndodhë pas apelimit. Ndoshta një vit do të kalohej disi, mirëpo dy vite janë shumë.

Nëse dënimi nuk zbutet, ka mundësi që largohem.” - u shpreh De Bruyne, përcjell Goal.

Më tej, mesfushori belg shtoi që qëndrimi apo largimi i Guardiolës nga City nuk do të luajë rol në vendimin e tij.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League