HOLANDEZI

Jonathan De Guzman, i pari në kërcim pas golit te Swansea/ REUTERS
De Guzman te Napoli
20 August, 2014 @14:17
Holandezi, Jonathan De Guzman (26 vj.), është lojtari i ri i Napolit. Përkundër se ditë më parë ai u fotografua duke nënshkruar për Villarealin, Napoli ka zyrtarizuar atë si lojtar, njofton Football Italia sot.
Edhe vetë kryetari i napolitanëve, Aurelio De Laurentiis ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter se De Guzman është i tyre, “Mirëseerdhe De Guzman”.
Ish mesfushori i Feyenoordit dhe Mallorcës që bëri emër me Swansea Cityn në Premier League, pritet t’i shtojë konkurrencën mesfushës napolitane - që udhëhiqet nga Rafa Benitez dhe synon titullin e Italisë këtë stinor.
De Guzman 26 vjeç ka shënuar 15 gola dhe ka realizuar 13 asistime te Swansea në 93 paraqitje për ekipin uellsian.