REFUZOHET ANKESA

FIFA ndalon transferet për Barcelonën
20 August, 2014 @12:50
Sipas njoftimeve të fundit, FIFA ka refuzuar ankesën e Barcelonës lidhur me transferimin e lojtarëve të rinj.
Me këtë, FIFA ka ndaluar që Barcelona të transferojë lojtarë në dy afatet kalimtare të radhës, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, që do të thotë se klubi katalonas transferet që do t’i bëjë këtë afat kalimtar, do të jenë të fundit deri në, së paku, janar të vitit 2016.
Barcelona menjëherë ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjyqin Arbitrar Sportiv, pas vendimit të FIFA-së.