BESA NUK NDALET

KF Besa/Official
Edhe Hasani te Besa
20 August, 2014 @11:02
Besa e Pejës, që ka qenë ndër skuadrat më aktive në verë, duke transferuar lojtarë me emër nga skuadrat tjera të Superligës, së fundi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe me Fidan Hasanin.
Mbrojtësi Hasani së fundi ka qenë lojtar i Dritës së Gjilanit, derisa tash e tutje, pra nga xhiroja e dytë do të mbrojë ngjyrat e Besës.
Besa në xhiron e parë të Superligës, barazoi 3-3 me Trepçën’89 në një ndeshje triler, ku u referuan katër penallti dhe u shpërndanë dy kartonë të kuq.
Në xhiron e radhës pejanët luajnë me pretendin tjetër për titull, Prishtinën.