PLAY-OFF

Higuain barazon për shpresë
19 August, 2014 @22:50
Sulmuesi i Argjentinës, Gonzalo Higuan, ka shënuar golin e barazimit për skuadrën e tij 20 minuta para përfundimit të takimit, për të nxjerrë barazim 1-1 ndaj Athletic Bilbaos në San Paolo sonte.
Baskët e Bilbaos janë treguar tejet konkret gjatë ndeshjes dhe kanë qenë më të qartë në lojën e tyre, duke sulmuar, organizuar dhe mbrojtur portën - para se Higuain të qëllojë për barazim.
Sulmuesi spanjoll, Michu, që erdhi nga Swansea, debutoi në një ndeshje zyrtare për ekipin e Rafa Benitezit sonte, derisa tani ekipi i tij duhet të kërkojë biletën për Ligë të Kampionëve në San Mames - javën që vjen.