Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERCOPA

James dhe shpirti i Atleticos

James dhe shpirti i Atleticos


20 August, 2014 @8:08

Ylli kolumbian i Botërorit, James Rodriguez, që erdhi këtë verë në Real Madrid nga Monacoja, ka shënuar golin e tij të parë për ekipin e ri dhe atë në debutimin e tij para shikuesve madrilen në Santiago Bernabeu. 

Mirëpo, goli i tij, që pritej të ishte i fitores në ndeshjen e parë të vlefshme për Superkupën e Spanjës, u anulua shpejtë nga Raul Garcia i Atleticos. 

Real Madrid ka qenë superior gjatë gjithë ndeshjes, duke mbizotëruar në të gjitha aspektet, por ja që goli nuk vinte. 

Atletico Madrid dukej shterpe në sulm pa Diego Costan, derisa Mario Mandzukic, mbetej i vetmuar krejtësisht dhe larg mesit të fushës. 

Sidoqoftë, goli i Raul Garcia ka treguar edhe njëherë shpirtin luftarak dhe mosdorëzues të Rojiblacove, të cilët tani në ndeshjen e kthimit në Vicente Calderon do ta kenë edhe përparësinë e golit të shënuar si mysafir - duke iu afruar Superkupës spanjolle. 

Real Madrid ndërkaq, ka synim që stinorin ta përfundojë me gjashtë trofe të fituar. 


Video

Goli i parë i James Rodriguez

Kështu shënoi golin e parë për ekipin e tij të ri ylli kolumbian i "Brazilit 2014" - James Rodriguez. Real Madrid 1-1 Atletico Madrid. Ndeshja e kthimit luhet në Vicente Calderon.



 
Të gjitha lajmet nga La Liga