ARGJENTINASI

Finalisti i Botërorit te Swansea
20 August, 2014 @12:56
Finalisti i Kampionatit të fundit Botëror, Federico Fernandez, që deri më tani ishte lojtar i Napolit, është prezentuar sot si lojtar i ri i Swansea Cityt.
Ekipi nga Premier League, që ka befasuar në xhiron e parë Manchester Unitedin në Old Trafford, pritet të përforcohet edhe më me argjentinasin e qetë në mbrojtje.
Fernandez është 25 vjeç dhe është lojtar i Napolit që nga stinori 2010/11, kur kishte ardhur nga Estudiantes. Ai një stionr e kaloi edhe si huazim në Getafe të La Ligas.