Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HATAY 1-2 FENERBAHÇE

Debuton Ozil, ndikon direkt në fitore dhe Fenerbahçe shton avantazhin në krye

Foto: Fenerbahçe/tw

Debuton Ozil, ndikon direkt në fitore dhe Fenerbahçe shton avantazhin në krye


2 February, 2021 @16:18

Transferi i shumë përfolur i Mesut Ozilit dhe kalimi i tij në Fenerbahçe, ka parë debutimin e lojtarit sot.

Fenerbahçe ka shënuar fitore në kuadër të xhiros XXIII të Superligës turke duke e mposhtur Hataysporin, ndërsa Ozil ka debutuar si zëvnedësues duke u futur në lojë në minutën e 77 të ndeshjes në vend të golashënuesit të sotëm, Mame Thiam.

Ndikimi i Ozilit ka qenë imediat. Ai ka parë në minutën e 88 të ndeshjes Ferdin e lirë, i cili me të krosuar ka detyruar Billongun e vendasve në autogol! Gol ky që doli të jetë vendimtar në fitoren e ekipit të kanarinave.

Me fitore 1-2 ndaj Hataysporit [Boupendza 90 - Thiam 26, Billong 88ag.] Fenerbahçe tash ka 4 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë i saj Besiktas që ka një lojë më pak të zhvilluar.

Menjëherë pas ndeshjes, Ozil ka cicëruar në Twitter: Ndjenjë e jashtëzakonshme. Ndeshja e parë e imja për Fenerbahçen. Ekipit, urime! 3 pikë të rëndësishme. Ndërsa për portierin, Altay Bayindir, falenderime të veçanta.

Portieri Altay ka mbrojtur raste të rëndësishme sot, që ka siguruar 3 pikëshin e Fenerbahçes.


 
Të gjitha lajmet nga International