Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETICO MADRID 0-1 PORTO

Debutuesi i jep shpresë Milanit në fitoren e parë

Debutuesi i jep shpresë Milanit në fitoren e parë


24 November, 2021 @23:05

Milan ka shënuar fitore tejet të rëndësishme për të mbetur në garë për kualifikim në fazën pranverore të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur sonte Atletico Madridin 0-1 si mysafir.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë përballje e ka shënuar braziliani debutues në ekip, që hyri si zëvendësues, Messias Junior, që solli epilogun e takimit me golin e tij të shënuar tre minuta para fundit të ndeshjes. Kjo ka qenë fitorja e parë e Milanit këtë stinor në Champions.

TABELA:

1. Liverpool 15p.
2. Porto 5p.
3. Milan 4p.
4. Atletico 4p.

Xhiroja e fundit: Milan-Liverpool, Porto-Atletico.

Derisa Liverpooli perfekt kaloi Porton me 2-0 në Anfield Road dhe ka të siguruar vendin e parë të grupit, për pozitën e dytë do të jetë luftë në xhiron e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League