MALAGA
Debutuesi senzacional
13 March, 2013 @22:51
Malaga e Manuel Pellegrinit ka arritur që të eliminojë Porton me përvojë të Vitor Perreiras. Spanjollët kanë arritur që të shënojnë fitore, pikërisht me anë të njëri nga dy futbollistët që i përmendëm në përmbledhjen e mëngjesit të ndeshjeve të sontme, Isco.
Isco shënoi një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë, ndërsa asistoi në golin e dytë të shënuar nga ish futbollisti i Bayern Munchenit, Roque Santa Cruz.
Me këto dy gola, Malaga shkriu epërsinë e Portos nga ndeshja e parë (1-0 për Porton) dhe kështu arriti sukses senzacional, duke arritur te tetë ekipet më të mira të vitit në Europë në stinorin debutues përkundër shitjeve të shumta që bënë për shkak të krizës financiare.
REZULTATI:
Malaga - Porto | 2-0 |