IKER
Gati për rikthim
13 March, 2013 @22:20
Sipas raporteve të sotshme nga mediat madrilene, kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, është shumë afër rikthimit të tij në fushë.
Ai ka filluar të punojë në stërvitje me duart e tij, pas thyerjes që e ka pësuar dhe që e detyroi në pushim të gjatë, që prej janarit.
Sipas Football Espana, kjo është faza e fundit e shërimit të tij para rikthimit në stërvitjet e plota me klubin.
Casillas kishte thyer dorën në ndeshje ndaj Valencias në Kupën e Mbretit. Real ka kaluar Barcelonën për të arritur në finale të kësaj gare, ku do të ndeshet me rivalin lokal, Atletico Madrid.