VESHJE
Nike merr Romën
13 March, 2013 @21:38
Kompania sportive amerikane, Nike, prej vitit të ardhshëm dhe tërë dekadën e radhës do të prodhojë gjithçka që ka në mundësi për klubin e kryeqytetit italian, Roma.
Marrëveshja është bërë e ditur sot nga zëvendës kryetari i Nike për Europën Perëndimore, Bert Hoyt.
“Ne jemi partnerë krenarë të Romës, një klubi me traditë. Ky klub ka karakteristika që ia vlejnë. Është i njohur në botë dhe prezenton një ndër qytetet më të mëdha europiane,” ka thënë gjatë fjalimit të tij Hoyt, njoftojnë mediat italiane sot.