ALLIANZ
Mision i pamundur!
13 March, 2013 @13:16
Arsenali sonte në Allianz Arena të Munchen duhet të bëj diçka që nuk ka bërë në katër vitet e fundit. Djelomshat e Arsene Wengerit duhet të shënojnë së paku tre herë në Munchen pa pranuar gol ashtu që të kualifikohen.
Bayern nga shumëkush llogaritet se ka siguruar çerekfinalen që në ndeshjen e parë, kur copëtoi Arsenalin në Londër 1-3.
Bayern ka shënuar fitore në pesë ndeshjet e fundit me radhë në të gjitha garat para tifozëve të vetë, derisa Arsenal ka humbur tre nga katër ndeshjet e kaluara të zhvilluara brenda dhe jashtë terrenit të vetë.
Arsenali është eliminuar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve edhe në dy stinorët e kaluar dhe si duket kjo përvojë do t’i përsëritet edhe këtë herë - që mund të bëhet e treta me radhë për londinezët.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45, Allianz Arena, Munchen | Bayern Munchen - Arsenal | (3-1) Rezultati i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Pavel Kralovec (Çeki) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Bayern fiton - 1.33 | Barazim - 5.00 | Arsenal fiton - 9.00 |