Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DER KLASSIKER

‘Der Klassiker’ dhe kreu, Bayernit

‘Der Klassiker’ dhe kreu, Bayernit


7 November, 2020 @22:20

Bayern Munchen i është kthyer kreut të Bundesligës duke shënuar fitore në derbini e madh gjerman të njohur si “Der Klassiker” ndaj Borussia Dortmundit 2-3 [Reus 45, Haaland 83 - Alaba 45+4, Lewandowski 48, Sane 80].

Robert Lewandowski, rekord-golashënuesi i të gjitha kohërave të Bundesligës, ka shënuar një herë dhe ka pasur dy gola të anuluar në ndeshje nga VAR-i.

leroy sane

Ish-sulmuesi i Dortmundit tashmë ka treguar edhe njëherë se është i jashtëzakonshëm, ndërsa fitorja e Bayernit çoi ekipin në krye të Bundesligës. Duhet përmendur edhe Leroy Sanenë, i cili shënoi golin e parë në këtë derbi në karrierën e tij, prej se erdhi te bavarezët këtë verë nga Manchester City.

TABELA AKTUALE

Eurosport i ka dhënë vlerësimin e lojtarit të ndeshjes, Lewandowskit, me këtë shpjegim: Nuk ka asnjë fjalë për aftësitë e Haalandit, por kolegu i tij nga ekipi tjetër me përvojë të madhe ka dhuruar master-klasë në përfundim të aksioneve dhe udhëheqjen e sulmit.

NOTAT E LOJTARËVE:

Dortmund: Burki 7, Meunier 6, Akanji 6, Hummels 6, Guerreiro 8, Witsel 6, Delaney 6, Sancho 6 Reus 6, Reyna 7, Haaland 6.. rez: Brandt 5, Bellingham 7.

robert lewandowski

Bayern: Neuer 7, Sarr 5, Boateng 7, Alaba 7, Hernandez 7, Kimmich 5, Goretzka 7, Gnabry 7, Muller 7, Coman 7, Lewandowski 8.. rez: Tolisso 5, Sane 7, Martinez 5.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga