TREPÇA '89 - DRITA

Derbi i javës mbyllet me barazim
11 March, 2018 @15:22
Me rezultat 1-1 është mbyllur derbi kryesor i javës në Superligë, rezultat ky që nuk i konvenon as njërës e as tjetrës skuadër në luftën për titull.
Ndeshja në përgjithësi kaloi me dominimin e vendasve, të cilët u penalizuan nga rastet e humbura të sulmuesit Oto John, i cili shpërdoroi minimalisht dy raste shumë të mira për shënim.
Shpërdorimet e Oto Johnit iu revanshuan mitrovicasve në cepin tjetër të portës, kur rezervisti i Dritës, Endrit Krasniqi, shënoi për 0-1 në minutën e 83’ të ndeshjes.
Mirëpo, vendasit nuk u pajtuan assesi me humbje dhe e gjetën golin e barazimit përmes zëvendësuesit Arb Manaj, i cili shënoi për 1-1, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.
Ky barazim e mban kampionin në fuqi të Kosovës në vendin e shtatë, derisa Drita tashmë e sheh veten 4 pikë larg Prishtinës lidere.