Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR FUNDJAVË

Derbi i Manchesterit, derbi i Stambollit

Derbi i Manchesterit, derbi i Stambollit


Shkruan: Luan Morina

23 October, 2015 @17:44

Analizë speciale e ndeshjeve kryesore të fundjavës nga ligat kryesore europiane. 

1. West Ham – Chelsea (e shtunë, ora 4 pasdite)

Fitorja ndaj Aston Villas ishte e pritur, por jo bindëse. Ngjashëm siç ishte loja e treguar në Kiev nga Chelsea. Mourinho ka punë për të bërë. Ka edhe një orar të vështirë në Premier League, që nis me këtë ndeshje. Nuk kanë mungesa, kanë problem taktik. Nuk besoj që humbja nga WHU është finale për Josen, por as nuk besoj se është e pamundur. 

Bilic luan më mirë jashtë se brenda. Ka bërë diçka që Mourinho nuk ia ka dal – një lojë ekipore pa shumë yje (në fakt asnjë). Po luajnë lojë ofensive, derisa posa Payet, edhe lojërat e Lanzinit po janë impresionuese së fundmi. Ndoshta mund të hasin në probleme tek loja e mërzitshme, defensive e Mourinhos.

2. Celta – Real Madrid (e shtunë, ora 4 pasdite)

Një gjë është e sigurt tek Celta – nuk u vjen turp të luajnë kundër të mëdhenjve. Para dy viteve i kishin mohuar titullin Realit duke i mposhtur 2-0 kundrejt Ancelottit. Edhe vitin e kaluar kishin shënuar dy gola, duke pësuar katër. Por, në një Real me gjithë ato mungesa, vështirë se do të dal dikush të shënoj katër gola. 

Gjithashtu Celta ka mposhtur Barcelonën sivjet, dhe po është e mirë nga largësia, nga gjuajtjet jashtë zonës. Nuk kanë nevojë të çajnë mbrojtjen e Realit për të fituar. Mjaftojnë disa gjuajtje të sakta. Kjo ndeshje është edhe një sprovë, ndoshta kryesorja për ta, për të dëshmuar se janë të gatshëm të shtyhen me ekipe të mëdha. 

Reali do të jetë interesant të shohim si do të manovroj me këto mungesa. S’duhet të kenë problem, por, mbetet të shihet. 

3. Manchester United – Manchester City (e diel, ora 3e5 pasdite)

Citizens kanë mungesa në Silvan dhe Agueron. Kompany akoma nuk e ka gjetur veten, derisa Yaya Toure dukej mirë në mesjavë. Bony nuk është si Aguero. Përkundrazi është larg. Por, shpresat mbetet tek De Bruyne e Sterling në krahë të rrezikojnë De Gean, i cili nuk e ka shumë probleme për gjuajtjet nga largësia. 

Do të jetë interesante të shohim se si do të vendosen Rooney e Martial në fushë. Rooney nuk është në formë, edhe sikur të markojë portjerin kundërshtarë gjatë tërë lojës. Por, Herrera ka shkëlqyer kundër Evertonit. Edhe Schneiderlin qe i mirë, e Martial sikur u ngjall kah fundi. Rooney mund të përdoret si pion për mbrojtjen e Citizens e cila me dyshen Otamendi-Kompany është ndër më të mirat në Premier League.

Presim futboll të mirë, si çdo herë që ofron liga më e mirë në botë. 

4. Fenerbahce – Galatasaray (e diel, ora 5 pasdite)

Fenerbahce ka kohë që nuk ka fituar në ‘Turk Telekom Arena’. Por, jo më gjatë se që Galatasaray nuk ka fituar në Kadikoy. Gjasat që ekipi i Hamzaoglut të prish këtë seri të zezë janë të vogla. Kampionët vijnë në këtë ndeshje me motivim shtesë, sidomos pas rikthimeve në rezultat kundër Gencerbirligit javën e kaluar dhe kundër Benficas në mesjavë. 

Derisa ‘luanët’ fitojnë bindshëm, Fenerbahce ka probleme të siguroj fitore të lartë. Së fundmi ndeshjet e këtyre dy ekipeve kanë përfunduar me më pak se tre gola. Pres ndeshje të baraspeshuar, me gjasa reale të të dyjave për fitore, por një barazim është më i mundshëm.

5. Fiorentina – Roma (e diel, ora 6 pasdite)

Edhe një përballje e favoritëve për Skudeto. Roma ka gjetur formën e sulmit, por nuk janë stabil në mbrojtje. Pranojnë shumë gola duke u mohuar kundërshtarëve të krijojnë shanse nga aksione të parrezikshme. 

Në anën tjetër Fiorentina është e mirë në sulme nga krahët. Arrijnë të mbrohen mirë në ndërprerje, dhe janë më të mirë se Roma në ajër. Nuk ju duhet shumë për të shënuar. Pak pasime të shkurtra në fushën e kundërshtarit dhe vjen goli.

Më pëlqen Serie A këtë vit për shkak të ekipeve si këto dyja që po lënë në hije futbollin monoton defensiv të trajnerëve italian si Allegri e Mancini.


KLOPP

2% probleme

Europa League/Premier League

2% probleme

23/10/15 @ 13:05

XABI ALONSO

S’jam pishman që ika nga Reali

Champions League/Bundesliga/La Liga

S’jam pishman që ika nga Reali

23/10/15 @ 10:48

MPOSHTEN

Fenerbahçe, prish ecurinë e Ajaxit

Europa League

Fenerbahçe, prish ecurinë e Ajaxit

23/10/15 @ 10:30

EURO U-17 QUALIFICATIONS

Shqiptarët mposhtin Shqipërinë

Shqipëria/International/Sportistë shqiptarë në botë

Shqiptarët mposhtin Shqipërinë

22/10/15 @ 21:27

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League