CAPITALE
Derbi i Romës, pa fitues
8 April, 2013 @23:35
Derbi i kryeqytetit italian u përshkrua nga një penallti e huqur e brazilianit, Hernanes dhe një karton i kuq i Giuseppe Biavas për lacialët.
Fillimi superior i Lazios, lufta e Romës dhe përballjet e ashpra dhanë emocione që në fillim. Pas një kundërsulmi braziliani Hernanes i Lazios, shënoi mjeshtërisht në portën e ulkonjave.
E derisa Hernanes dështoi nga penalltia në pjesën e dytë për të ngritur epërsinë, kapiteni i romakëve, Francesco Totti, ishte i pagabueshëm për të barazuar rezultatin që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Roma më vonë goditi edhe shtyllën me anë të Erik Lamelës, por rrjetat nuk u tundën më. Shqiptari Lorik Cana ishte në fushë për 90 minuta dhe kishte paraqitje solide në ndeshje, derisa në minutën e 58-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Me pikët e fituara Lazio ka kaluar në vendin e pestë me 51 pikë, derisa Roma ka mbetur në të shtatën me 48 pikë.
SERIE A, SONTE:
Roma - Lazio | 1-1 |