Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË DERBI

Derbi nuk ndërron lider, Ballkani mbetet në krye

Derbi nuk ndërron lider, Ballkani mbetet në krye


9 March, 2023 @14:57

Derbi i sotëm në Suharekë ndërmjet Ballkanit lider dhe Dritës ndjekëse nuk ka ndryshuar asgjë në renditjen tabelare dhe as nuk ka ngritur distancën e kryesuesit ndaj ndjekësit.

Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja dhe Drita e Arsim Thaqit kanë luajtur baraz 1-1 [Edvin Kuc 17 - Leonat Vitija 35] ndërsa në krye të renditjes suharekasit kampionë aktual të Superligës kanë ruajtur dallimin 2-pikësh ndaj Dritës, që duket të jetë e vetmja në garë për titull bashkë me liderin pasi që të tjerët kanë mbetur koxha mbrapa.

Dominimi që prej fillimit të vendasve u kurorëzua shpejt me gol, kur pas një krosimi të Astrit Thaqit Edvin Kuc shënoi me kokë për epërsinë e Ballkanit. Menjëherë pati rast edhe Albion Rrahmani, por s’arriti të shënojë. Pas kësaj si një goditje Ballkanit i erdh lëndimi i Nazmi Gripshit, që u zëvendësua në minutën e 19 të ndeshjes me Qëndrim Zybën.

Leonat Vitija @ Drita

Gjilanasit morrën iniciativën dhe dalëngadalë u sulën drejt portës së vendasve, ndërsa pas disa aksioneve edhe gjetën golin, kur Leonat Vitija barazoi në 1-1 (35). Almir Ajzeraj 3-minuta më vonë pati rast për të shënuar, por portieri Damir Ljuljanovic mbrojti goditjen e tij.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë që ishte e qetë për kah golat, rastet e Rrahmanit dhe Emërllahut nuk gjetën portën, ndërsa në anën tjetër Drita kishte një rast të mirë me Blend Baftiun (55), kurse më pas një penallti të akorduar referi kryesor Genc Nuza anuloi një penallti pasi që shikoi VAR-in.

Me këtë barazim, Ballkani mbetet në krye të tabelës me 50 pikë nga 24 ndeshje, ndërsa Drita 2-pikë më pak dhe e pamposhtur në tri ndeshje nga lideri këtë stinor në kampionat.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga